RAJONI
1 minuta leximi
Zjarr masiv në Vizbeg të Shkupit: Aktivizohet aeroplani “Air Tractor”
Në rajonin e Vizbegut, afër deponisë ilegale në Komunën e Shuto Orizarit në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ka shpërthyer një zjarr i madh.
Zjarr masiv në Vizbeg të Shkupit: Aktivizohet aeroplani “Air Tractor”
Zjarr masiv në Vizbeg të Shkupit: Aktivizohet aeroplani “Air Tractor” / AA
9 Korrik 2025

Në rajonin e Vizbegut pranë deponisë ilegale që gjendet në Komunën e Shuto Orizarit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ka shpërthyer një zjarr. 

Tymi i zi i ngritur nga vendi i zjarrit mund të shihet nga shumë vende të kryeqytetit.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) zjarri po përhapet dhe paraqet rrezik për zgjerim drejt sipërfaqeve përreth ku afër ndodhen shtëpi banimi.

Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, është kërkuar mbështetje ajrore për përballimin e zjarrit.

QMK menjëherë e ka procesuar kërkesën në drejtim të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) me qëllim të behët një ndërhyrjeje më të shpejtë dhe më efikase në terren.

Ndërkaq, sipas QMK-së kryetarit të Shuto Orizarit i është rekomanduar që, nëse vlerësohet e nevojshme, të ndërmarrë masa për evakuimin e banorëve të asaj zone.

Aktualisht, në terren po intervenojnë ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë, tashmë është duke vepruar edhe aeroplani "Air Tractor" i Dpëh-së për shuarjen e zjarrit në rajonin e Vizbegut.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us