TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan dhe kryeministri pakistanez në bisedë telefonike, diskutojnë çështjet rajonale dhe globale
Miqësia e lashtë dhe solidariteti i fortë mes Türkiyes dhe Pakistanit janë forcuar, deklaroi Presidenti turk.
Erdoğan dhe kryeministri pakistanez në bisedë telefonike, diskutojnë çështjet rajonale dhe globale
Erdoğan dhe kryeministri pakistanez në bisedë telefonike, diskutojnë çështjet rajonale dhe globale / Reuters
8 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, diskutuan të dielën për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për çështje rajonale dhe globale.

Gjatë një bisede telefonike, Erdoğan theksoi se miqësia e lashtë dhe solidariteti i fortë mes Türkiyes dhe Pakistanit janë forcuar me hapat e ndërmarra së fundmi, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në rrjetin X.

Erdoğan i përcolli Sharifit urimet e tij për festën e Kurban Bajramit. 

Rikujtojmë se Erdoğan vizitoi Pakistanin në muajin shkurt. Nga ana tjetër, edhe Sharifi zhvilloi një vizitë në Türkiye në maj, gjatë së cilës ai dhe lideri turk diskutuan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe mbi thellimin e bashkëpunimit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us