RAJONI
1 minuta leximi
Adrenalina e Rally Albania nis edicionin e 21-të nga Shkodra
“Rally Albania”, eventi më i madh i garave motorike në Shqipëri dhe një ndër më të njohurit në rajonin e Ballkanit, do të vazhdojë për shtatë ditë me rradhë.
Adrenalina e Rally Albania nis edicionin e 21-të nga Shkodra
Adrenalina e Rally Albania nis edicionin e 21-të nga Shkodra / ATA
8 Qershor 2025

Në qytetin e Shkodrës ka startuar sot edicioni i 21-të i “Rally Albania”, eventi më i madh i garave motorike në Shqipëri dhe një ndër më të njohurit në rajonin e Ballkanit.

Për shtatë ditë me radhë, dhjetëra garues nga e gjithë bota do të përshkojnë terrenet më të thepisura dhe peizazhet më spektakolare të Shqipërisë, në një sfidë të mbushur me adrenalinë, pasion dhe aventurë.

Në këtë garë marrin pjesë automjete dhe motorë të përshtatur për sfidat e terreneve ekstreme. "Rally Albania" ka zgjedhur Shkodrën jo vetëm për karakterin simbolik të saj, por edhe për potencialin e madh që ofron për turizmin e aventurës.

Gjatë garës, pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër qytete, male dhe zona të thella të vendit, për të përfunduar rrugëtimin e tyre sfidues në Tiranë.

Sipas organizatorëve, ky edicion sjell më shumë etapa, më shumë kilometra dhe një numër gjithnjë në rritje të pjesëmarrësve ndërkombëtarë.

"Rally Albania" nuk është vetëm një garë motorike, është një aktivitet që ndihmon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion unik për sportet ekstreme dhe turizmin aventurier.

BURIMI:ATA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us