RAJONI
1 minuta leximi
Hodhën sende në fushë gjatë përballjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy shtetas, procedohen 10 të tjerë
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetasit, si edhe një punonjës të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre.
Hodhën sende në fushë gjatë përballjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy shtetas, procedohen 10 të tjerë
Hodhën sende në fushë gjatë përballjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy shtetas, procedohen 10 të tjerë / Reuters
8 Qershor 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë dhjetë të tjerë për prishje të rendit dhe hedhje të sendeve të forta në fushë gjatë ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Serbisë, të zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, ndërsa proceduan penalisht 10 shtetas të tjerë për sjellje të papërshtatshme dhe thyerje të rendit publik gjatë ndeshjes.

Ndërkohë, është arrestuar edhe B. Ç., 45 vjeç, punonjës i një shërbimi privat sigurie, pasi është kapur duke marrë para nga dy shtetas nga Kosova për të shmangur kontrollin fizik në hyrje të stadiumit. Të dy shtetasit kosovarë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us