TÜRKİYE
1 minuta leximi
Shefi i NATO-s: Türkiye luan rol të madh në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Istanbul
Derisa Ukraina ka sinjalizuar gatishmëri, Rutte tha se fuqia e Türkiyes për të mbledhur të dyja palët dhe besueshmëria e saj e bëjnë atë qendrore për bisedime të ardhshme.
Shefi i NATO-s: Türkiye luan rol të madh në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Istanbul
Shefi i NATO-s: Türkiye luan rol të madh në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Istanbul / Reuters
10 orë më parë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar ndikimin unik diplomatik të Türkiyes në bisedimet e pritura të paqes Ukrainë-Rusi dhe ka kërkuar unitet brenda aleancës mes mosmarrëveshjeve të vazhdueshme.

"Türkiye luan një rol të madh këtu, sepse Türkiye ka marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët përkatës dhe shihet si një vend serioz", u tha Rutte gazetarëve derisa mbërriti për ditën e dytë të një takimi të ministrave të Jashtëm të aleancës në Antalya në jug të Türkiyes.

Derisa Ukraina ka sinjalizuar gatishmëri, Rutte tha se fuqia e Türkiyes për t’i mbledhur të dyja palët dhe besueshmëria e saj e bëjnë rolin e saj qendror për çdo bisedime të ardhshme.

"Ju keni njerëzit, ministrin tuaj të jashtëm, presidentin tuaj, për të kontirbuar në një përfundim të  mirë të këtyre bisedimeve", tha ai.

Ukraina dhe bashkëpunimi në armë dhe kapaciteti industrial pritet të jenë në krye të bisedimeve në takimin e ministrave të jashtëm në Antalya.


Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us