TÜRKİYE
4 minuta leximi
Ukraina dhe Rusia në Istanbul do të zhvillojnë bisedimet para direkte që nga viti 2022
Ndërsa pritet që Zelenskyy të udhëheqë Ukrainën, delegacioni rus do të drejtohet nga Vladimir Medinsky, një ndihmës i fuqishëm i Putinit dhe ish-ministër i kulturës që ishte i përfshirë në negociatat e vitit 2022.
Ukraina dhe Rusia në Istanbul do të zhvillojnë bisedimet para direkte që nga viti 2022
Ukrainian and Russian flags are seen on a table before the talks between officials of the two countries in the Brest region, Belarus March 3, 2022. / Reuters
11 orë më parë



Presidenti Volodymyr Zelenskyy pritet të udhëheqë delegacionin ukrasinas, kurse atë rus do ta drejtojë Vladimir Medinsky, një ndihmës i fuqishëm i Putinit dhe ish-ministër i kulturës i përfshirë në negociatat e vitit 2022.


Rivalët e luftës, Ukraina dhe Rusia, pritet të zhvillojnë bisedimet e tyre të para direkte pas më shumë se tre vitesh, me Presidentin rus Vladimir Putin që nuk është përfshirë në listën e pjesëmarrësve.

Delegacioni rus mbërriti në Türkiye të enjten për negociatat mbi një armëpushim të mundshëm me Ukrainën, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.

"Delegacioni rus ka zbritur" në Istanbul, tha një burim për agjencinë.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi: "Türkiye luan një rol të madh këtu sepse ka marrëdhënie të mira me të gjithë partnerët përkatës dhe shihet si një vend serioz për bisedime."

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kishte sfiduar Putinin që të takohej personalisht me të në Istanbul, por delegacioni rus përfshin vetëm një ekip të nivelit më të ulët.

Një zyrtar ukrainas tha se nuk kishte asnjë marrëveshje për kohën kur mund të fillonin bisedimet me Rusinë në Türkiye, duke hedhur poshtë raportimet nga mediat ruse.

Andriy Kovalenko, një zyrtar në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha në aplikacionin Telegram se fillimi i bisedimeve në orën 10:00 "nuk ishte planifikuar dhe nuk ishte i vërtetë".

Dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën që nga fillimi i sulmeve në shkurt 2022. Rusia ka pushtuar rreth një të pestën e territorit të Ukrainës duke e kthyer kështu në një nga konfliktet më të rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Putin kishte propozuar mbajtjen e bisedimeve më 15 maj në Istanbul si një kundër-ofertë pasi Ukraina dhe vendet evropiane javën e kaluar bënë thirrje për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor.

Zelenskyy pranoi, por tha këtë javë se nëse Putin nuk merr pjesë vetë, kjo do të tregonte se ai nuk është vërtet i interesuar për paqe.

"Kjo është lufta e tij... Prandaj, negociatat duhet të jenë me të", tha Zelenskyy.

Delegacioni i Kremlinit pritet të kryesohet nga Vladimir Medinsky, një ndihmës i ashpër i Putinit dhe ish-ministër i kulturës, i cili ishte i përfshirë në negociatat e vitit 2022.

Putin, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe ndihmësi për politikën e jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov, të cilët ishin përfolur si negociatorë kryesorë pas udhëheqjes së bisedimeve të mëparshme me Shtetet e Bashkuara, nuk u përfshinë në listën e delegacionit të Kremlinit.

Paralajmërimi për sanksione nga Evropa

Medinsky shihet si një figurë me ndikim në avancimin e pretendimeve historike të Rusisë mbi territorin ukrainas.

Tre negociatorët e tjerë u emëruan si zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Galuzin, zëvendësministri i Mbrojtjes Alexander Fomin dhe Igor Kostyukov, drejtori i agjencisë ushtarake të inteligjencës GRU të Rusisë.

Liderët evropianë kanë deklaruar se sanksione të reja do të vendosen shpejt ndaj Rusisë nëse bisedimet në Istanbul nuk japin rezultate.

Në prag të bisedimeve, Zelenskyy tha se do të vendosë për "hapat" e ardhshëm të Ukrainës bazuar në atë se kush përfaqëson Moskën.

"Ukraina është e gatshme për çdo format negociatash dhe ne nuk kemi frikë nga takimet e nesërme në Türkiy," tha Zelenskyy. "Po pres të shoh kush do të vijë nga Rusia. Pastaj do të vendos se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina."

Rusia këmbëngul që bisedimet të trajtojnë atë që ajo e quan "shkaqet rrënjësore" të konfliktit, duke përfshirë "denazifikimin" dhe çmilitarizimin e Ukrainës.

Ajo gjithashtu ka përsëritur se Ukraina duhet të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga trupat ruse.

Kievi ka deklaruar se nuk do të njohë territoret e tij si ruse, megjithëse Zelenskyy ka pranuar se Ukraina mund t'i rikthejë ato vetëm përmes mjeteve diplomatike.

Sekretari Amerikan i ShBA-së, Marco Rubio, do të jetë në Istanbul të premten. Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andriy Sybiga, në një takim të NATO-s në Türkiye të mërkurën.

Edhe presidenti Amerikan, Donald Trump, të mërkurën tregoi se mund të marrë një rol ndërmjetësimi në Türkiye.

"Nuk e di nëse ai (Putin) do të ishte atje nëse unë nuk jam atje", tha Trump për gazetarët që e shoqëronin atë në një turne në Lindjen e Mesme.

"E di që ai do të dëshironte që unë të isha atje, dhe kjo është një mundësi. Nëse mund ta përfundojmë luftën, do të mendoja për këtë", tha ai.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us