Të paktën 41 palestinezë u vranë në një tjetër natë vdekjeprurëse. Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite siç raportuan burimet lokale të enjtën goditën disa shtëpi dhe tenda për persona të zhvendosur në të gjithë Gazën e shkatërruar nga lufta.
Burime mjekësore i thanë AA-së se një seri sulmesh izraelite nisën rreth agimit mbi shtëpitë dhe tendat në Khan Younis, në jug të Gazës, duke lënë të vrarë 36 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.
Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa citoi gjithashtu burime mjekësore të thoshin se pesë persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në qytetin Jabalia, në veri të Gazës.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza, duke vrarë deri më tani gati 53.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletarreste nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.