20 orë më parë
Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka miratuar shitjen e mundshme të raketave dhe elementëve të lidhura me to në Türkiye.
Pentagoni njoftoi se kostoja e vlerësuar e shitjes është 304 milionë dollarë dhe ajo do t'i përfshijë raketat e avancuara ajër-ajër me rreze të mesme veprimi AIM-120C-8.
Kontraktori kryesor do të jetë Korporata RTX me seli në Arizona.
Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi certifikimin e kërkuar, duke njoftuar Kongresin e ShBA-së për këtë shitje të mundshme.