LUFTA NË GAZA
3 minuta leximi
7-vjeçari nga Gaza humb syrin nga një municion i pashpërthyer, rrezikon të humbasë edhe syrin tjetër
Më shumë se 30 mijë mbetje eksplozivësh kërcënojnë jetën e civilëve në Gaza edhe pas sulmeve, njëlloj si me rastin e Mohammedit, i cili mund të humbasë edhe syrin tjetër nëse nuk trajtohet jashtë vendit në kohë.
7-vjeçari nga Gaza humb syrin nga një municion i pashpërthyer, rrezikon të humbasë edhe syrin tjetër
7-vjeçari nga Gaza humb syrin nga një municion i pashpërthyer, rrezikon të humbasë edhe syrin tjetër / AA
22 Prill 2025

Një fëmijë 7-vjeçar palestinez humbi njërin sy si pasojë e shpërthimit të një municioni të pashpërthyer.

Mijëra tonë bomba dhe mbetjesh eksplozivësh që Izraeli ka përdorur që nga 7 tetori janë si "bomba me sahat" që kërcënojnë jetën e civilëve edhe pas sulmeve.

Shtatëvjeçari Mohammed Hijazi, nga kampi i refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, ishte një nga viktimat e municioneve izraelite që shpërthyen më vonë.

Fëmija në fjalë humbi syrin e djathtë pasi një objekt që ai preku shpërtheu teksa po luante para shtëpisë së tij, dhe copëzat e goditën fytyrën, syrin dhe trupin e tij. 

Nëse Mohammedi nuk trajtohet jashtë vendit, ai rrezikon të humbasë edhe syrin e majtë.

Edhe pse familja mundohet t'ia lehtësojë dhimbjen fëmijës së tyre të rraskapitur fizikisht dhe psiqikisht dhe ta ngushëllojë atë, Mohammedi përjeton thellësisht dhimbjen dhe pasojat në çdo sferë të jetës.

Humbi syrin duke luajtur para shtëpisë

Duke folur për Anadolu, Mohammedi i vogël tha: "Unë isha duke luajtur me shokët e mi. Preka diçka dhe më shpërtheu një bombë në fytyrë. Babai im dëgjoi shpërthimin dhe më dërgoi menjëherë në spital".

Babai i Mohammedit, Khalid Hijazi tha se djali i tij doli për të luajtur me shokët e tij para shtëpisë së tyre të rrënuar muajin e kaluar.

"Mohammedi pa një objekt të çuditshëm në tokë duke luajtur, u bë kureshtar. E preku dhe i shpërtheu në duar. Kur shkova atje, e gjeta të mbuluar me gjak. Ishte një skenë shumë e dhimbshme për mua. E dërguam shpejt në spital, por për shkak të mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, e dërguan në një spital tjetër. Syri i tij i djathtë u hoq atje dhe ende është në gjendje kritike", tha Khalid Hijazi.

Gara me kohën

Babai i Mohammedit tha se djali i tij duhet të transferohet sa më shpejt jashtë Gazës për mjekim që të mos verbohet plotësisht. Ai i bëri thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe shëndetësisë duke thënë: "Dëshiroj shumë ta shoh përsëri duke parë me syrin e majtë. Le të kthehet në jetën e vjetër, të luajë, të qëndrojë në këmbët e veta, ashtu si moshatarët e tij".

Vlerësohet se ka më shumë se 30 mijë mbetje eksplozive të luftës në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i policisë së Gazës, koloneli Mohamed al-Zarqa tha se sipas vlerësimeve ka mbi 30 mijë mbetje shpërthyese të luftës të shpërndara në të gjithë Rripin e Gazës, që paraqet rrezik të madh për jetën e civilëve.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us