RAJONI
1 minuta leximi
Zv/kryeministri Bislimi priti ministren daneze për Çështje Evropiane, Marie Bjerre
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Bislimi e falënderoi Danimarkën për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe rrugëtimin e vendit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe drejt integrimit evropian.
Zv/kryeministri Bislimi priti ministren daneze për Çështje Evropiane, Marie Bjerre
Zv/kryeministri Bislimi priti ministren daneze për Çështje Evropiane, Marie Bjerre / AA
23 Prill 2025

Zv/kryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim ministren për Çështje Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Bislimi e falënderoi Danimarkën për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe rrugëtimin e vendit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe drejt integrimit evropian.

Bislimi theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), gjersa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në dhjetorin e vitit 2022.

Ai në këtë takim foli edhe rreth progresit demokratik që ka njohur vendi, të dëshmuar sipas tij edhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare në rritje ekonomike, luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes.

Palët diskutuan edhe rreth situatës gjeopolitike në Evropë dhe aktualitetit në vend dhe rajon, gjersa zv/kryeministri Bislimi theksoi angazhimin, përkushtimin e vazhdueshëm dhe orientimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në BE, NATO dhe Këshillin e Evropës.

Meqë, Danimarka do ta marrë kryesimin e Presidencës së Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti duke pasuar presidencën aktuale të Polonisë, zv/kryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ngushtë dhe thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us