RAJONI
2 minuta leximi
Pjesëtarët e SIPA-s tentuan ta arrestojnë Dodikun, MPB-ja e RS-së u kundërshtoi
Megjithatë, arrestimi nuk ka ndodhur në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, gjë të cilën e ka konfirmuar për Agjencinë Anadolu zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiq.
Pjesëtarët e SIPA-s tentuan ta arrestojnë Dodikun, MPB-ja e RS-së u kundërshtoi
Pjesëtarët e SIPA-s tentuan ta arrestojnë Dodikun, MPB-ja e RS-së u kundërshtoi / AA
20 orë më parë

Pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), me urdhër të Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës, kanë tentuar ta arrestojnë presidentin e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik.

Megjithatë, arrestimi nuk ka ndodhur në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore, gjë të cilën e ka konfirmuar për Agjencinë Anadolli zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiq.

“Mbrëmjen e sotme (e mërkurë), pjesëtarët e SIPA-s kanë qenë në ambientet e Qendrës Administrative të Qeverisë së RS-së në Sarajevën Lindore dhe kanë tentuar të realizojnë urdhrin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili ka të bëjë me privimin nga liria të Millorad Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska,” ka deklaruar Miovçiq.

Ajo ka shtuar se pjesëtarët e SIPA-s kanë zhvilluar bisedë me pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska.

“Janë tërhequr nga vendngjarja, pasi kanë vlerësuar se mund të vinte deri te prishja e rendit dhe qetësisë publike. Nuk ka pasur përdorim force,” tha Miovçiq.

Kriza politike në Bosnjë e Hercegovinë ka pasuar pasi Gjykata e Bosnjës e Hercegovinës në fund të shkurtit dënoi në mënyrë jo të plotfuqishme presidentin e entitetit RS, Millorad Dodik, me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim të ushtrimit të funksionit të presidentit të entitetit, për shkak të “mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në BeH”.

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës më pas ka lëshuar urdhër për arrestimin e Dodikut, si dhe të kryeministrit të RS-së, Radovan Vishkoviq, dhe Nenad Stevandiq, kryetari i Kuvendit të entitetit. Ata dyshohen për veprën penale “sulm ndaj rendit kushtetues”, pasi Kuvendi Popullor i RS-së ka miratuar, ndërsa Dodiku ka nënshkruar dekretin për shpalljen e ligjeve që ndalojnë veprimin e institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe sigurisë në atë entitet të Bosnjës.

Gjykata e Bosnjës më herët kishte pranuar propozimin e Prokurorisë për shpalljen e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Dodikun dhe Stevandiçin, të cilët akuzohen për “sulm ndaj rendit kushtetues”. INTERPOL-i nuk ka shpallur urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa Gjykata ka kërkuar rishqyrtimin e kësaj vendimi.

Ndërkohë, Dodiku ka kaluar disa herë kufirin e Bosnjës e Hercegovinës për udhëtime jashtë vendit.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us