TÜRKİYE
2 minuta leximi
KFOR-i Turk organizon festival për Ditën Kombëtare të Turqve në Kosovë.
Festivali u mbajt në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku është e vendosur Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes (KFOR-i Turk).
KFOR-i Turk organizon festival për Ditën Kombëtare të Turqve në Kosovë.
KFOR-i Turk organizon festival për Ditën Kombëtare të Turqve në Kosovë. / AA
një ditë më parë

Ushtarët turq që shërbejnë në kuadër të Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) kanë organizuar festival të fëmijëve në qytetin e Prizrenit me rastin e 23 Prillit, Ditës Kombëtare të Turqve në Kosovë.

Festivali u mbajt në kazermën “Sulltan Murati” në Prizren, ku është e vendosur Kryesia e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes (KFOR-i Turk). 

Ngjarja u ndoq nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes për Ballkanin dhe Evropën Qendrore, Yağmur Ahmet Güldere, ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, konsulli i përgjithshëm i Prizrenit, Celal Doğan, ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, njëherësh kryetar i Partisë Deomkratike Turke të Kosovës (KDTP) , Fikrim Damka, deputetja Fidan Brina Jılta, si dhe përfaqësues të organizatave turke në vend dhe më shumë se 700 fëmijë nga rajone të ndryshme.

Fëmijët të cilët u mblodhën së bashku në festival u argëtuan me këngë dhe valle, gara dhe lojëra të ndryshme argëtuese, gjersa valonin në çift flamujt e Türkiyes dhe Kosovës.

Në kuadër të festivalit për fëmijë, një performancë e mbajti edhe bendi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare “Mehter”.

Ky grup gjatë festivalit performoi disa këngë sikurse "Şehzade Süleyman Marşı", "Ceddin Deden" dhe "Hücum Marşı", si dhe "Kosovë oj nana ime" dhe "Şu Prizren'in Egri Büğrü Yolları".

Ushtarët turq të KFOR-it janë në shërbim të ruajtjes së paqes në Kosovë që nga viti 1999.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us