Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara (OKB) raportoi se janë shkatërruar më shumë se 90 për qind e shtëpive në Gaza, e cila është nën sulme intensive dhe bllokadë izraelite.
IOM-i ndau një postim në X në lidhje me situatën në Gaza.
Në postim thuhet se më shumë se 90 për qind e shtëpive në Gaza janë shkatërruar. "Familjet po strehohen në gërmadha të pambrojtura sepse nuk kanë ku të shkojnë të sigurt. IOM-i është gati të ofrojë ndihmë me strehimore. Pikat e hyrjes duhet të hapen urgjentisht", tha organizata.
Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme mëngjesin e 18 marsit.
Që atëherë, 1.890 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën dhe 4.950 persona janë plagosur.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka shkuar në mbi 51.300 dhe numri i të plagosurve është rritur në 116.991.