RAJONI
1 minuta leximi
Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Tiranë
Në Sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, muzeu është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës, studentë dhe studiues.
Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Tiranë
Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" hapet për vizitorët në Tiranë / AA
24 Mars 2025

Muzeu mobil "Luftërat e Çanakalasë" ka hapur dyert për vizitorët në Tiranë.

Ndalesa e parë e këtij muzeu në Shqipëri ishte në qytetin e Shkodrës, ndërkohë për disa ditë do të qëndrojë i hapur edhe në Tiranë.

Në Sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, muzeu është vizituar nga qytetarë të moshave të ndryshme, nxënës dhe studentë.

Ky muze mobil i cili përmban objekte nga luftërat e Çanakalasë dhe ofron shfaqje digjitale do të qëndrojë i hapur për vizitorët në Tiranë nga datat 21-26 mars dhe më pas do ta vizitojë edhe qytetin e Elbasanit.

Muzeu, i cili u përgatit për ta përcjellë frymën e Çanakalasë te brezat e ardhshëm, përmban fotografi, objekte lufte, artefakte historike të asaj periudhe si dhe shfaqje digjitale.

Ky muze lëvizës do të vizitojë edhe vende të tjera të Ballkanit.


BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us