TÜRKİYE
3 minuta leximi
Erdoğan propozon samit për Ukrainën: Istanbuli si “qendër paqeje”
"Dëshira ime më e madhe është ta bashkoj Putinin me Zelenskyyn në Istanbul ose Ankara. Madje, ta marr edhe Trumpin pranë tyre", tha presidenti Erdoğan.
Erdoğan propozon samit për Ukrainën: Istanbuli si “qendër paqeje”
Erdoğan propozon samit për Ukrainën: Istanbuli si “qendër paqeje” / AA
2 Qershor 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, sot ofroi mbajtjen e një samiti që do t'i përfshijë udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës si dhe ShBA-së, duke e shndërruar Istanbulin në një "qendër paqeje".

"Dëshira ime më e madhe është të bashkoj Putinin dhe Zelenskyyn në Istanbul ose Ankara. Madje, ta marr edhe Trumpin pranë tyre", tha Erdoğan duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në rezidencën presidenciale në Ankara, ndërkohë që delegacionet ruse dhe ukrainase u takuan në Istanbul për një raund të dytë negociatash.

Në fjalën e tij, presidenti turk bëri të ditur se Türkiye ka fuqinë t'i zgjidhë problemet e saj, veçanërisht problemin e terrorizmit ndërsa shtoi se "Procesi ynë i një Türkiye pa terrorizëm do të jetë pika referuese dhe përkrenare e kësaj".

Duke vënë në dukje se delegacionet ruso-ukrainase u takuan sot në Istanbul nën kryesimin e ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, Erdoğan tha se: "Ishte vërtet një takim madhështor. Si rezultat i këtij takimi, veçanërisht pasi ka pasur një mijë shkëmbime të burgosurish më parë, këtë herë këto shkëmbime të burgosurish tejkaluan një mijë. Përveç tejkalimit të një mijë, disa trupa iu kthyen edhe njëri-tjetrit nga të dyja palët, ruse dhe ukrainase". 

"Këto shifra janë vërtet të mëdha. Këto shifra janë dhënë si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina. Ministri im i Jashtëm dhe mediat po njoftojnë opinionin publik botëror me këto shifra me një deklaratë për media në Istanbul. Kjo është sigurisht shumë e rëndësishme për të treguar se sa të rëndësishme janë këto takime në Istanbul. Ne jemi vërtet krenarë për këtë", tha Erdoğan.

Në vazhdim presidenti turk tha: "Falë Zotit, Türkiye bë një pikë kthese me Istanbulim për këtë çështje. Dëshira ime më e madhe është të bashkoj Putinin dhe Zelenskyyn në Istanbul ose Ankara. Madje, ta marr edhe Trumpin pranë tyre. Nëse ata pranojnë, nëse dëshirojnë, do të doja të bashkohesha me ta në këtë takim dhe kështu ta shndërrojmë Istanbulin në një qendër paqeje. Ne do të bëjmë hapin edhe për këto iniciativa pas këtij takimi të mbajtur së fundmi".

Lidhur me çështjen e Sirisë, Erdoğan deklaroi: "Jemi shumë të kënaqur me vendimin e vendeve evropiane për të hequr sanksionet kundër Sirisë, pas deklaratave në cilësinë e një pike kthese të bërë nga Trump".

Erdoğan tha se "Syrian Airlines së shpejti do të fillojë fluturimet për në Türkiye. Kompania jonë 'AJet' do të organizojë fluturime të rregullta për në Siri. Derisa Siria arrin stabilitet dhe paqe, ne besojmë se të gjithë fqinjët e saj dhe të gjitha vendet në rajon do të përfitojnë nga kjo".


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us