BOTA
1 minuta leximi
Ish-kryediplomatja gjermane Baerbock zgjidhet presidente e AP-OKB-së
Baerbock u zgjodh presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së me votim të fshehtë me kërkesë të Rusisë, duke marrë 167 nga 188 vota.
Ish-kryediplomatja gjermane Baerbock zgjidhet presidente e AP-OKB-së
Ish-kryediplomatja gjermane Baerbock zgjidhet presidente e AP-OKB-së / AA
2 Qershor 2025

Ish-ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, është zgjedhur presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një votim të mbajtur në AP të OKB-së, Baerbock u bë presidente e AP-OKB-së për mandatin 2025-2026.

Baerbock u zgjodh presidente e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së me votim të fshehtë me kërkesë të Rusisë, duke marrë 167 nga 188 vota.

Rusia ishte midis vendeve që kundërshtuan kandidaturën e Baerbock, ndërsa 14 vende abstenuan.

Baerbock, 44 vjeçe, e cila ka shërbyer si ministre e Jashtme e Gjermanisë midis dhjetorit 2021 dhe majit 2025, do ta marrë presidencën më 9 shtator, përpara takimeve të AP -OKB-së që do të mbahen në shtator.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us