RAJONI
1 minuta leximi
Greqi, që nga viti 2010 jashtë vendit kanë migruar rreth 20 mijë mjekë
Shumë mjekë kanë preferuar të shkojnë jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ngarkesës së tepërt të punës, stafit të pamjaftueshëm dhe pasigurisë ekonomike.
Greqi, që nga viti 2010 jashtë vendit kanë migruar rreth 20 mijë mjekë
Greqi, që nga viti 2010 jashtë vendit kanë migruar rreth 20 mijë mjekë / AA
2 Qershor 2025

Rreth 20.000 mjekë janë larguar nga vendi që nga viti 2010, kur kriza ekonomike filloi të ndihej në Greqi.

Sipas mediave greke, shumë mjekë kanë preferuar të shkojnë jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ngarkesës së tepërt të punës, stafit të pamjaftueshëm dhe pasigurisë ekonomike.

Thuhet se mjekët e rinj me punë në spitalet shtetërore merrnin paga më pak se 1.500 euro në muaj dhe se janë përballuar me orare pune që tejkalonjnë 65 orë në javë.

Shumica e mjekëve që kanë migruar përbëhen nga specialistë të rinj midis moshës 25 dhe 44 vjeç, dhe se kjo situatë jo vetëm që ka ulur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, por ka ndikuar negativisht edhe në popullsinë produktive të vendit.

Më tej, vihet në dukje se Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Administrata greko-qipriote e Qipros Jugore, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë ndër vendet më të preferuara nga mjekët grekë.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us