3 Qershor 2025
Një tërmet me magnitudë 5.8 sipas shkallës Rihter goditi Detin Mesdhe herët të martën, sipas Autoritetit Turk të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
AFAD-i tha se tërmeti ndodhi 10.43 kilometra larg bregdetit të distriktit Marmaris në provincën Muĝla të Türkiyes jugperëndimore.
Ai shtoi se epiqendra ishte në një thellësi prej 67.91 kilometrash.