TÜRKİYE
3 minuta leximi
Fidan për takimin Türkiye-Rusi-Ukrainë: Palët i çuan më tej çështjet që ranë dakord në takim e parë
"Në bisedimet që u zhvilluan në atmosferë konstruktive, palët i çuan një hap më tej çështjet mbi të cilat ranë dakord në takimin e parë", tha kryediplomati turk Fidan.
Fidan për takimin Türkiye-Rusi-Ukrainë: Palët i çuan më tej çështjet që ranë dakord në takim e parë
Fidan je rekao da je prioritet postizanje trajnog mira između dvije zemlje. / AA
3 Qershor 2025

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan në lidhje me takimin trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë në Istanbul, të organizuar nga Türkiye tha se "palët i çuan një hap më tej çështjet mbi të cilat ranë dakord në takimin e parë".

Ministri Fidan ndau një postim në llogarinë e medias sociale X në lidhje me takimin trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë të mbajtur në Istanbul, të organizuar nga Türkiye, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Fidan deklaroi se ata pritën raundin e dytë të negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Në bisedimet që u zhvilluan në atmosferë konstruktive, palët i çuan një hap më tej çështjet mbi të cilat ranë dakord në takimin e parë", tha Fidan i cili shtoi se palët nën titullin e shkëmbimit humanitar arritën marrëveshje për kategori të reja dhe një numër më të madh shkëmbimesh.

Ai theksoi se palët shkëmbyen memorandume që pasqyrojnë perspektivat e tyre mbi armëpushimin dhe paqen dhe se e gjetën të përshtatshme të fillonin punën në nivel teknik mbi këto tekste në ditët në vijim.

Pasi deklaroi se ata ranë dakord të vazhdojnë përgatitjet në terren për një takim në nivel udhëheqësish gjatë takimit, Fidani tha: "Qasja që palët paraqitën me fokus drejt rezultatit për t'i dhënë fund humbjeve që ka shkaktuar lufta, në negociatat e formësuara në përputhje me vullnetin e përbashkët të udhëheqësve tanë, është e kënaqshme. Do të doja të falënderoja sërish të dy vendet për besimin që kanë ndaj Türkiyes gjatë këtij procesi historik".

Takimi trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë

Takimi trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Türkiye, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë sot në Stamboll ka përfunduar. Dje në Istanbul përfundoi takimi trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Türkiye, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.

Pas takimit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ata arritën marrëveshje me Rusinë për shkëmbime të reja të të burgosurve gjatë bisedimeve të mbajtura në Stamboll me qëllimin për t'i dhënë fund luftës.

Mediat ruse raportuan se Rusia i ofroi Ukrainës dy mundësi për armëpushim në memorandumin që i paraqiti në negociatat në Stamboll.

Türkiye pas tri vitesh arriti t'i ulë palët në të njëjtën tryezë

Menjëherë pas luftës së përgjakshme që filloi në shkurt të vitit 2022, Türkiye i bashkoi Rusinë dhe Ukrainën në të njëjtën tryezë si në Antalya ashtu dhe në Istanbul vitin e njëjtë. Në maj të vitit 2025, ajo arriti t'i ulë delegacionet ruse dhe ukrainase në të njëjtën tryezë në Istanbul pas 3 vitesh.

Midis Rusisë dhe Ukrainës u zhvilluan negociata më 16 maj në Zyrën presidenciale në Dolmabahçe të Istanbul.

Të dyja palët ranë dakord të kryenin shkëmbim të madh të të burgosurve "1.000 persona për 1.000 persona", paraqitja e pikëpamjeve të hollësishme mbi një armëpushim të mundshëm dhe më pas për të vazhduar negociatat.

Të dy vendet thanë se shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord në Stamboll përfundoi më 25 maj.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us