BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Plagoset në atentat ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan
Khan u godit me plumb në këmbë deri sa po mbante marshe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Pakistan.
Plagoset në atentat ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan
Plagoset në atentat ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan.     Foto: AA / Others
3 Nëntor 2022

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është plagosur në një sulm të armatosur gjatë marshit të tij të gjatë në rajonin Wazirabad në juglindje të krahinës pakistaneze Penjab.

Sipas mediave lokale, sulmues të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj makinës së Khan në Wazirabad.

“Imran Khan mori lëndime të lehta pasi një plumb e goditi në këmbë. Ai u dërgua në spital, tha zëdhënësi i partisë Lëvizja Pakistaneze për Drejtësi, Fawad Chaudhry, për kanalin informativ pakistanez “ARI News”.

Gjatë të shtënva një person ka mbetur i vdekur.

Senatori i Lëvizjes Pakistaneze për Drejtësi, Faisal Javed dhe disa pjesëmarrës të tjerë në tubim u plagosën gjithashtu në sulmin e armatosur, sipas mediave lokale.

Azhar Mashwani, lideri lokal i Lëvizjes Pakistaneze për Drejtësi, tha se Khan është në hapësira të sigurta dhe sulmuesi është arrestuar.

Khan po mbante marshe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Pakistan.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us