2 Qershor 2025
Në Bruksel sot dhe nesër po zhvillohet një raund i ri i dialogut në nivel teknik, por delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës do të takohen veçmas me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Peter Sorensen.
Delegacioni i Beogradit, në përbërje të të cilit është drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, me ekipin e tij, do të takohet nesër me Sorensenin në Bruksel, ka njoftuar Euronews Serbia.
Delegacioni i Prishtinës, i udhëhequr nga Besnik Bislimi, do të zhvillojë sot bisedime me ndërmjetësin evropian.
Ky është raundi i parë i dialogut që kur diplomati danez Peter Sorensen mori detyrën si përfaqësues i posaçëm i BE-së, duke e pasuar Miroslav Lajčakun në shkurt.