BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Hapet restoranti i parë i grave në Afganistan
Grave dhe vajzave në Afganistan u janë mohuar shumë të drejta, përfshirë arsimin, ndërsa ekonomia e vendit është goditur rëndë pasi ndihma financiare ndërkombëtare është që kur talibanët morën pushtetin më 15 gusht 2021.
Hapet restoranti i parë i grave në Afganistan
Hapet restoranti i parë i grave në Afganistan.     / Foto: AA
8 Mars 2023

Restoranti i parë i grave është hapur në Kabul, kryeqyteti i Afganistanit.

Pas ardhjes në pushtet të administratës talebane, gratë u përballën me kufizime ekonomike, arsimore dhe të punës në Afganistan.

Restoranti i Samira Mohamadit në Kabul ka staf të grave dhe shërbehet ekskluzivisht nga gra.

Është një nga vendet e pakta të sigurta për ta.

Talibanët kanë kufizuar liritë themelore të grave që nga ardhja në pushtet në vitin 2021.

Më 24 dhjetor, talebanët vendosën një ndalim për organizatat joqeveritare që punësojnë gra në Afganistan.

Ministria e Arsimit të Lartë e Qeverisë Kalimtare Talibane njoftoi më 20 dhjetor se shkollimi i studentëve femra është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Grave dhe vajzave në Afganistan u janë mohuar shumë të drejta, përfshirë arsimin, ndërsa ekonomia e vendit është goditur rëndë pasi ndihma financiare ndërkombëtare është ndërprerë që kur talibanët morën pushtetin më 15 gusht 2021.

Në këtë proces, mijëra gra humbën punën e tyre në institucionet shtetërore dhe në sektorin privat.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us