13 Gusht 2025
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan u takua në kryeqytetin turk Ankara me ministrin e Jashtëm sirian Asaad Hassan Al-Shaibani, ministrin e Mbrojtjes sirian Murhaf Abu Qasra dhe drejtorin e Inteligjencës Siriane Hussein al-Salameh.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se zhvillimet pozitive në Siri i kanë shqetësuar disa, dhe kemi parë disa sfida në Suvejda.
Të sugjeruara
“Është përgjegjësia jonë t’i përcaktojmë dhe të ndërmarrim veprime kundër këtyre sfidave”, deklaroi ministri.
Fidan, për ngjarjet e fundit në Siri tha se Izraeli është një nga aktorët në këtë panoramë të errët, dhe se siguria e Izraelit nuk mund të arrihet duke minuar sigurinë e një fqinji.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë