BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Fidan: Türkiye mbështet të gjitha iniciativat që sjellin paqe në Ballkan
Shefi i diplomacisë turke gjatë ditës së sotme në Podgoricë ka zhvilluar takim me presidentin e Malit të Zi dhe atë të Shqipërisë.
Fidan: Türkiye mbështet të gjitha iniciativat që sjellin paqe në Ballkan
Fidan: Türkiye mbështet të gjitha iniciativat që sjellin paqe në Ballkan.     /Foto: T.C. Dışişleri Bakanlığı/Twitter / Photo: T.C. Dışişleri Bakanlığı 25.6K Tweets See new Tweets T.C. Dışişleri Bakanlığı/Twitter
27 Qershor 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Türkiyes, Hakan Fidan, tha sot në Podgoricë se vendi i tij mbështet të gjitha iniciativat që do të sjellin paqe, prosperitet dhe stabilitet në Ballkan.

"Me rolin e pandashëm të SEECP-it në gjetjen e zgjidhjeve për problemet në rajon, Türkiye mbështet të gjitha iniciativat që do të sjellin paqe, prosperitet dhe stabilitet në Ballkan", tha Fidan në një fjalim para pjesëmarrësve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Podgoricë.

Në margjinat e samitit në Podgoricë, Fidan është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Shefi i diplomacisë turke gjatë ditës së sotme ka biseduar edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Në samit morën pjesë zyrtarë të lartë të pjesëmarrësve të SEECP-it duke filluar nga krerët e Maqedonisë së Veriut, të Kosovës, të Bullgarisë, të Shqipërisë, të Kroacisë e të Serbisë.

Më 1 korrik, Maqedonia e Veriut do të marrë presidencën e SEECP-it nga Mali i Zi.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us