BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve
Ministri i Brendshëm i Tunizisë, Kamal Feki, tha se nga 901 trupa të gjetur të migrantëve në brigje, 36 janë tunizianë, 267 shtetas të huaj ndërsa identiteti i të tjerëve ende nuk është zbuluar.
Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve
Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve.    /Foto: Reuters
27 Korrik 2023

Prej fillimit të vitit 901 trupa të migrantëve të parregullt janë gjetur në brigjet e Tunizisë.

Ministri i Brendshëm i Tunizisë, Kamal Feki, gjatë fjalimit në Kuvend tha se nga 901 trupa të gjetur të migrantëve në brigjet e Mesdheut, 36 janë tunizianë, 267 shtetas të huaj, ndërsa identiteti i të tjerëve ende nuk është zbuluar.

Ai theksoi se në të njëjtën periudhë 15.327 persona janë shpëtuar.

Sipas tij, punimet e sigurisë mund të shkaktojnë zvogëlim në këta numra. Feki tha se do të jenë më të vendosur për të mbrojtur kufijtë e tyre tokësorë në mënyrë që të reduktojnë numrin e afrikanëve që duan të kalojnë në Evropë.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us