BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë, përfshirë fëmijë
Në sulmet e kryera nga forcat izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, janë vrarë 22 palestinezë, përfshirë fëmijë ndërsa janë plagosur shumë persona.
Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë, përfshirë fëmijë
Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë, përfshirë fëmijë.   /Foto: AA
13 Dhjetor 2023

Në sulmet e kryera nga forcat izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës, janë vrarë 22 palestinezë, përfshirë fëmijë, ndërsa janë plagosur shumë persona.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli kreu sulme në pjesë të ndryshme të Khan Younis, duke përfshirë jugun, perëndimin dhe kampin e refugjatëve.

Në lajm thuhet se 20 persona në Khan Yunus humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga sulmet. Në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë.

Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite në rajonin Deir el-Beleh të Rripit të Gazës.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us