BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Türkiye, arrestohen 56 persona me fletarrest të Interpolit
Ministri i Brendshëm Yerlikaya tha se policia rajonale ka kryer operacione të njëkohshme në 11 qytete.
Türkiye, arrestohen 56 persona me fletarrest të Interpolit
Türkiye, arrestohen 56 persona me fletarrest të Interpolit / FOTO: AA / Others
3 Janar 2024

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 56 persona të cilët ishin në kërkim me fletarrest të kuq të Interpolit nga 18 vende, tha të mërkurën ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Personat e kërkuar u arrestuan pas operacioneve të njëkohshme nga drejtoritë e policisë rajonale në 11 qytete, pas operacionit "Kafazi-28", tha Yerlikaya në X.

"Për të arrestuarit u konstatua se kishin dosje kërkimi për krime, përfshirë anëtarësimin në organizata kriminale, trafik droge, pastrim parash, sulm, falsifikim, grabitje, mashtrim, trafikim njerëzor, vrasje, prostitucion, vjedhje, kontrabandë, ryshfet, korrupsion dhe falsifikim", shtoi ai.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us