BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Tanket izraelite hyjnë në qytetin jugor të Gazës, Rafah
Lufta e Izraelit në Gaza, tani në ditën e saj të 214-të, ka vrarë të paktën 34.735 palestinezë, ku 70% e tyre foshnja, fëmijë e gra dhe ka plagosur mbi 78.108, ndërsa rreth 10.000 palestinezë dyshohet se janë nën mbeturinat e shtëpive të bombarduara.
Tanket izraelite hyjnë në qytetin jugor të Gazës, Rafah
Tanket izraelite hyjnë në qytetin jugor të Gazës, Rafah / Photo: AA
7 Maj 2024

Tanket izraelite kanë hyrë në qytetin jugor të rrethuar të Gazës, Rafah, duke arritur deri në 200 metra nga vendkalimi i tij me Egjiptin, raporton një zyrtar palestinez i sigurisë dhe një zyrtar egjiptian për agjencinë e lajmeve AP.

Zyrtari egjiptian u shpreh se "operacioni" dukej të ishte i kufizuar në shtrirje. Ai dhe televizioni Al-Aqsa i Hamasit thanë se zyrtarët izraelitë informuan egjiptianët se trupat e tyre do të tërhiqeshin pas përfundimit të "operacionit".

Zyrtari egjiptian, i vendosur në anën egjiptiane të Rafahut, dhe zyrtari palestinez i sigurisë njoftuan në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me shtypin.

Më herët të hënën, Kabineti i Luftës i Izraelit vendosi të vazhdojë me një pushtim ushtarak në Rafah, pasi Hamasi njoftoi pranimin e një propozimi egjiptiano-kataras për një marrëveshje armëpushimi.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us