BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Të paktën 13 të vrarë në sulmin ukrainas ndaj qytetit rus Belgorod
Sulmi shkaktoi shembjen e ndërtesës 10-katëshe dhe numri i saktë i viktimave mbetet i panjohur, teksa më shumë njerëz mund të mbeten të bllokuar nën rrënoja.
Të paktën 13 të vrarë në sulmin ukrainas ndaj qytetit rus Belgorod
Të paktën 13 të vrarë në sulmin ukrainas ndaj qytetit rus Belgorod.     /Foto: AA 
13 Maj 2024

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 31 janë plagosur në një sulm të ushtrisë ukrainase në një ndërtesë 10-katëshe në qytetin kufitar rus Belgorod. Sulmi shkaktoi shembjen e ndërtesës dhe numri i saktë i viktimave mbetet i panjohur, teksa më shumë njerëz mund të mbeten të bllokuar nën rrënoja, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Civile e Rusisë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të veçantë e quajti aktin një "sulm terrorist" në të cilin u përdorën raketa, duke shtuar se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan disa raketa ukrainase.

Ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se ekipe mjekësore shtesë janë dërguar në vendngjarje si pjesë e reagimit emergjent.

Presidenti Vlladimir Putin u informua për situatën nga ministri i situatave emergjente Aleksandr Kurenkov dhe guvernatori i Belgorodit Vyacheslav Gladkov.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us