BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Erdoğan kujton fëmijët e vrarë në Gaza
“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Pafajshëm Viktima të Konfliktit, kujtoj me pikëllim më shumë se 15 mijë fëmijë që janë vrarë barbarisht në Gaza që nga 7 tetori.”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.
Erdoğan kujton fëmijët e vrarë në Gaza
Erdoğan kujton fëmijët e vrarë në Gaza       / Foto: AA
4 Qershor 2024

Kreu i shtetit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka përcjellë mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Pafajshëm Viktima të Konfliktit, duke u shprehur se nuk janë vetëm fëmijët dhe foshnjat që vriten në Gaza, por edhe njerëzimi.

“Bota dështoi në këtë test.”, shkroi Erdoğan në postimin e tij në X.

Presidenti turk ftoi Kombet e Bashkuara, të cilat e shpallën këtë ditë të veçantë, të ndërmarrin një hap konkret kundër masakrës së fëmijëve të pafajshëm në Gaza. Sipas tij, Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin veprime me mirëkuptimin se bota është më e madhe se 5.

Ndërkaq, Erdoğan i drejtoi thirrje të gjitha shteteve “të mbrojnë nderin dhe dinjitetin e njerëzimit, së bashku me fëmijët e Gazës”, si dhe shtoi se shtetet duhet të mbajnë një qëndrim të qartë kundër barbarizmit izraelit jashtë kontrollit.

“Si Türkiye, nëse ka një person të shtypur, të viktimizuar kudo në botë, veçanërisht në Gaza ose kudo që vriten fëmijët, kudo që ata sprovohen nga uria dhe varfëria, ne do të vazhdojmë të shtrijmë dorën dhe të punojmë fort me besimin se një botë më e drejtë është e mundur.”, përfundoi shkrimin e tij kështu presidenti turk.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us