BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Dita e 250-të e luftës në Gaza, regjistrohen 37.202 viktima
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë vrarë 38 palestinezë, ndërsa 100 të tjerë janë plagosur.
Dita e 250-të e luftës në Gaza, regjistrohen 37.202 viktima
Dita e 250-të e luftës në Gaza, regjistrohen 37.202 viktima / Photo: AA
12 Qershor 2024

Është rritur në 37.202 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 250 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 "masakra", ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 38 palestinezë dhe janë plagosur 100 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 37.202 ndërsa i të plagosurve në 84.932.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us