BOTA
1 MINUTA LEXIMI
BE-ja ra dakord për paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë
Kjo paketë ofron masa të reja të synuara dhe maksimizon efektin e sanksioneve ekzistuese, njoftoi Presidenca belge e Këshillit të Bashkimit Evropian.
BE-ja ra dakord për paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë
BE-ja ra dakord për paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë.   /Foto: AA
20 Qershor 2024

Të enjten, Bashkimi Evropian (BE) ra dakord për paketën e 14-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, e cila ka më shumë se dy vjet.

“Ambasadorët e BE-së sapo kanë rënë dakord për një paketë të fuqishme dhe të rëndësishme të 14-të sanksionesh në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës”, njoftoi Presidenca belge e Këshillit të Bashkimit Evropian në rrjetin social X.

Ai shtoi se "kjo paketë ofron masa të reja të synuara dhe maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur zbrazëtirat".

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us