BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza
"Me vrasjen e gazetarit Haydar Ibrahim, numri i gazetarëve dëshmorë është rritur në 163 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës", thuhet në deklaratë.
Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza
Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza.    /Foto: Reuters
22 Korrik 2024

Një tjetër gazetar palestinez ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë palestineze në Gaza thuhet se "Me vrasjen e gazetarit Haydar Ibrahim, numri i gazetarëve dëshmorë është rritur në 163 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës".

Në deklaratë thuhet se Izraeli vret qëllimisht gazetarët në Gaza "për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar".

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us