BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Hyn në Fuqi Marrëveshja Strategjike Mes Rusisë dhe Koresë së Veriut
Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik Rusi-Kore e Veriut, e nënshkruar gjatë vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Korenë e Veriut në qershor, ka hyrë zyrtarisht në fuqi.
Hyn në Fuqi Marrëveshja Strategjike Mes Rusisë dhe Koresë së Veriut
Hyn në Fuqi Marrëveshja Strategjike Mes Rusisë dhe Koresë së Veriut              Foto: AA / AA
5 Dhjetor 2024

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka hyrë në fuqi marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik e nënshkruar mes Rusisë dhe Koresë së Veriut në qershor.

Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, protokolli për hyrjen në fuqi të marrëveshjes u firmos në Moskë nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrey Rudenko, dhe homologu i tij nga Koreja e Veriut, Kim Jong Gyu.

Marrëveshja parashikon ndihmë të ndërsjellë ushtarake në rast të një sulmi ndaj njërës prej palëve dhe synon të kontribuojë ndërtimin e një rendi botëror multipolar, duke promovuar një sistem sigurie të pandarë në rajonin e Azisë Verilindore dhe Azi-Paqësorit.

Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Koresë së Veriut u nënshkrua gjatë vizitës së presidentit rus Vlladimir Putin në Korenë e Veriut në qershor.

BURIMI:TRT Balkan / agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us