BOTA
2 MINUTA LEXIMI
Presidenti i Türkiyes dhe ai i EBA-së diskutojnë për Sirinë dhe Palestinën
Në një bisedë telefonike me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Recep Tayip Erdoğan tha se DAESh/ISIS-i duhet të parandalohen që të përfitojnë nga paqëndrueshmëria në rajon.
Presidenti i Türkiyes dhe ai i EBA-së diskutojnë për Sirinë dhe Palestinën
Presidenti i Türkiyes dhe ai i EBA-së diskutojnë për Sirinë dhe Palestinën / Photo: TRT World
30 Dhjetor 2024

Presidenti turk Recep Tayip Erdoğan dhe homologu i tij i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan diskutuan të hënën zhvillimet e fundit në Siri dhe Palestinë, marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje globale dhe rajonale.

Në një bisedë telefonike me Al Nahyan, Erdoğan nënvizoi rëndësinë e krijimit të një shteti sirian ku grupe të ndryshme etnike dhe fetare jetojnë së bashku në paqe dhe ku arrihet uniteti kombëtar, tha Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes.

Erdoğan gjithashtu tha se Türkiye nuk mund ta pranojë organizatën terroriste PKK/YPG, e cila vepron në Siri, si përfaqësuese apo bashkëbiseduese të popullit kurd në rajon..

Është një domosdoshmëri për ta parandaluar DAESh/ISIS-i që të përfitojnë nga paqëndrueshmëria në rajon dhe të parandalohet që Izraeli të minojë procesin e ri në Siri, theksoi presidenti turk.

"Presidenti Erdoğan deklaroi më tej se Türkiye do t'i vazhdojë përpjekjet e saj për t'i dhënë fund masakrës së vazhdueshme në Palestinë sa më shpejt të jetë e mundur", shtoi ai.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us