BOTA
1 MINUTA LEXIMI
Presidenti Erdoğan takohet me homologun pakistanez
Erdoğan u takua me Zardarin në ndërtesën e presidencës në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare.
Presidenti Erdoğan takohet me homologun pakistanez
Presidenti Erdoğan takohet me homologun pakistanez / Photo: AA
13 Shkurt 2025

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Erdoğan u takua me Zardarin në ndërtesën e presidencës në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare.

Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura për mediat morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe i Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, kryetari i Këshillit Aksakallar të Organizatës së Shteteve Turke (TDT), Binali Yıldırım, dhe kreu i Komunikimeve pranë Presidencës turke, Fahrettin Altun.

BURIMI:AA
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us