RAJONI
1 minuta leximi
Ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit
Për herë të parë, në Spitalin Memorial të Fierit, i cili është ndërtuar me mbështetjen financiare te Türkiyes, është kryer me sukses një ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale.
Ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit
Ndërhyrje e avancuar neurokirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit / AA
28 Korrik 2025

Ky institucion shëndetësor ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të shërbimeve të specializuara mjekësore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se në këtë spital është realizuar me sukses kranioplastika e parë – një ndërhyrje delikate që, sipas tij, i ka rikthyer shpresën për jetë një pacienti 75-vjeçar pas një dëmtimi të rëndë në tru.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us