LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Izraeli ndërmerr sulme ajrore në jug dhe lindje të Libanit
Në jug të Libanit, avionët izraelitë bombarduan qytetet Mahmoudiyeh dhe Khardali në qarkun Jezzine me tri sulme.
Izraeli ndërmerr sulme ajrore në jug dhe lindje të Libanit
Izraeli ndërmerr sulme ajrore në jug dhe lindje të Libanit / AA
31 Korrik 2025

Avionët luftarakë izraelitë kryen të enjten një seri sulmesh ajrore të ashpra në jug dhe lindje të Libanit, duke goditur zonat në luginën Bekaa dhe qarqet Baalbek e Jezzine – një përshkallëzim i fortë dhe shkelje e re e marrëveshjes për armëpushim që është në fuqi.

Në jug të Libanit, avionët izraelitë bombarduan qytetet Mahmoudiyeh dhe Khardali në qarkun Jezzine me tri sulme, si dhe realizuan edhe tre sulme të tjera pranë qytetit Jarmaq në të njëjtën rajon, raportoi agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA.

Në lindje, sulmet kishin në shënjestër zonën malore ndërmjet rajoneve Kheraybeh dhe Brital, si dhe zonën Shaara në kufi me qytetin Janta në luginën Bekaa.

Avionët izraelitë gjithashtu goditën qytetin Nasiriyah dhe zonën Tallet al-Sunduq në qarkun Zahle në luginën Bekaa, shtoi agjencia.

Një tjetër sulm goditi periferi të Britalit, ndërsa dy sulmet e fundit ajrore goditën kodrat që shtrihen midis Kheraybeh dhe Brital, duke e çuar në shtatë numrin total të sulmeve në brezin lindor, sipas NNA.

Aktualisht, nuk ka informacione për viktima.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us