TÜRKİYE
1 minuta leximi
Erdoğan zotohet se do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për katastrofën në Gaza
“Askush nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen qëllimisht”, tha Erdoğan.
Erdoğan zotohet se do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për katastrofën në Gaza
Erdoğan zotohet se do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin për katastrofën në Gaza / AA
31 Korrik 2025

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, është zotuar se do të punojë për të ushtruar më shumë presion mbi qeverinë izraelite në ditët në vijim për të parandaluar një katastrofë humanitare në Gaza.

Gjatë një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Gabonit, Brice Clotaire Oligui Nguema, i cili qëndron për vizitë në Turqi, presidenti Erdoğan përshëndeti hapat e ndërmarrë nga Evropa drejt njohjes së Shtetit të Palestinës, duke i quajtur “shumë të vlefshëm".

“Askush nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen qëllimisht”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se kushdo që ka një grimcë dinjiteti dhe dhembshurie është në prag të humbjes së durimit për shkak të shtypjes së Gazës nga Izraeli.

“Prioriteti ynë është dhënia e ndihmës humanitare në Gaza. Ne jemi të detyruar të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta ndaluar këtë shtypje”, tha presidenti turk.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us