Portugalia planifikon të njohë shtetin e Palestinës "që në shtator," raportuan të enjten mediat vendase, duke cituar burime nga zyra e kryeministrit.
Zyra e kryeministrit Luis Montenegro deklaroi se nëse plotësohen kushtet “e paraqitura dhe kryesisht të pranuara nga shtetet pjesëmarrëse” në konferencën e OKB-së, Portugalia mund ta njohë shtetin palestinez “që në shtator, në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara” në Nju Jork, sipas raportimeve të gazetës Diario De Noticias dhe mediave të tjera.
Montenegro do të konsultohet fillimisht me presidentin e vendit, Marcelo Rebelo de Sousa, si dhe me partitë në parlament.
Zyra e kryeministrit shtoi gjithashtu se në të kaluarën tashmë ka “shpjeguar parakushtet apo kushtet për nisjen e një procesi njohjeje,” konkretisht “marrëveshja me një grup vendesh me të cilat Portugalia ka mbajtur një dialog të përhershëm dhe që kanë marrë pjesë aktive në këtë konferencë”.