LINDJA E MESME
1 minuta leximi
Mijëra civilë sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas viteve shumë viteve si refugjat
Banorët theksojnë se kthimi është jashtëzakonisht emocional, por edhe sfidues, sepse presin vështirësi në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar.
Mijëra civilë sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas viteve shumë viteve si refugjat
Mijëra civilë sirianë po kthehen në shtëpitë e tyre pas viteve shumë viteve si refugjat / AA
2 Qershor 2025

Pas vendosjes së sigurisë në zonat e çliruara të Sirisë pas rënies së regjimit të partisë Baath, mijëra civilë që jetuan në kushte të vështira në zonat rurale të Idlibit për vite me radhë filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pamjet ajrore tregojnë kolona familjesh që largohen nga strehimoret e përkohshme dhe kthehen me shpresë pas viteve të kaluara në kampe të improvizuara, në lagjet e tyre të shkatërruara, por të dashura. Shumë prej tyre po shkelin në pragun e shtëpive të tyre për herë të parë pas vitesh.

Kriza humanitare dhe shkatërrimi i shkaktuar nga konflikti i zgjatur në Siri ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në vendbanime me tenda brenda vendit dhe në vendet fqinje.

Banorët theksojnë se kthimi është jashtëzakonisht emocional, por edhe sfidues, sepse presin vështirësi në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe në jetën e përditshme.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us