20 orë më parë
Pasditen e sotme Shqipëria u trondit nga lëkundje tërmeti, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:24 u regjistrua një tërmet me magnitudë 3,5 Rihter, me epiqendër në Fushë-Krujë dhe thellësi 5 km.
Të sugjeruara
Lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth epiqendrës. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.
BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë