RAJONI
1 minuta leximi
Rihapet për qarkullim vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës
Autoritetet mbyllën më herët vendkalimin kufitar të Jazhnicës për shkak të një zjarri masiv në këtë zonë.
Rihapet për qarkullim vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës
Rihapet për qarkullim vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës / AA
15 Gusht 2025

Qendra për Menaxhimin e Krizave së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim, pasi më herët u mbyllën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në këtë rajon.

Më herët, Qendra për Menaxhimin e Krizave tha se janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jazhincë.

Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë rrugët për mjetet e shërbimeve të emergjencës.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us