RAJONI
2 minuta leximi
Shqipëria nis procedurat për inventarizimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret
Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki e prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
Shqipëria nis procedurat për inventarizimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret
Shqipëria nis procedurat për inventarizimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret / Ministria e Mbrojtes e Shqipërisë / FB
15 Gusht 2025

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, njoftoi të premten se procesi i vlerësimit dhe kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret në territorin e vendit do të zhvillohet në çdo bashki të prekur. 

Kompensimi do të realizohet sipas një procedure të strukturuar që synon të sigurojë trajtim të drejtë dhe transparent për të gjithë të dëmtuarit.

Procesi nis me krijimin e Grupit të Konstatimit, i cili ngrihet me urdhër të kryetarit të bashkisë dhe ka detyrë të evidentojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, si dhe objekte me funksion social apo kulturor.

Ministri informoi se grupi plotëson formularët përkatës, ku pasqyrohen dëmet së bashku me vlerësimin financiar të tyre, duke krijuar një pasqyrë të qartë të nevojave për ndërhyrje dhe mbështetje.

Më pas, bashkitë përgatisin listat për subjektet e dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës dhe pas vlerësimit financiar çdo bashki përcaktohen koston e kompensimit, i cili kryhet nga fondet e bashkisë së prekur, përmes fondit për mbrojtjen civile.

“Ky mekanizëm synon të sigurojë një reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj pasojave të fatkeqësive natyrore, duke vendosur në qendër të vëmendjes mbështetjen ndaj komuniteteve të prekura dhe rivendosjen e normalitetit në jetën e tyre të përditshme”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Vengu.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us