RAJONI
2 minuta leximi
Një shkrimtare shqiptare në mesin e pretendentëve për Booker Prize 2025
Pas Kadaresë, një tjetër emër shqiptar në Booker Prize 2025
Një shkrimtare shqiptare në mesin e pretendentëve për Booker Prize 2025
Një shkrimtare shqiptare në mesin e pretendentëve për Booker Prize 2025 / AA
30 Korrik 2025

Ledia Xhoga, është shkrimtarja shqiptare e cila është përzgjedhur si kandidate për çmimin prestigjoz të letërsisë, Booker Prize 2025. 

Njoftimin e bëri të ditur Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. 

Romanit të Xhogas “Misinterpretation”, i është dhënë vend në listën e gjatë të këtij viti, ku përzgjidhen veprat më të spikatura në gjuhën angleze nga autorë nga e gjithë bota.

Ledia Xhoga bëhet kështu shkrimtarja e dytë shqiptare që kandidon për Booker Prize pas Ismail Kadaresë, i cili mori çmimin “The International Booker Prize”, në 2005. 

Kadare u nominua edhe dy herë të tjera, në 2017-n dhe në 2024-n.

Fituesi i këtij viti për Booker Prize do të shpallet më datë 10 nëntor 2025.

Booker Prize, i krijuar në vitin 1969, është çmimi më i lartë letrar në botën anglishtfolëse, dhe njihet për rolin e rëndësishëm në promovimin e letërsisë artistike në nivel global. 

Ky çmim synon të inkurajojë më shumë leximin e letërsisë artistike cilësore nga e gjithë bota dhe tashmë, sipas stitistikave, e ka pasur një ndikim. Puna jetike e përkthyesve shpërblehet me çmimin prej 50.000 paund të ndarë në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit. Çdo autor dhe përkthyes në listën e ngushtë merr gjithashtu 2.500 paundë.

Ky përfshirje e Ledia Xhogës përfaqëson një arritje të rëndësishme për letërsinë bashkëkohore shqiptare në arenën ndërkombëtare.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us