Ka përfunduar takimi trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë i organizuar nga Türkiye në Istanbul, i cili synon t'i japë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Öncü Keçeli, njoftoi në një deklaratë se takimi i cili filloi në orën 14:45 sipas kohës lokale në Pallatin Çırağan në Istanbul, ka përfunduar.
Lidhur me takimin, zëdhënësi Keçeli tha se "Nuk përfundoi me rezultat negativ".
Në takimin trepalësh Türkiye-Rusi-Ukrainë, të kryesuar nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Metin Gürak.
Delegacioni rus që mori pjesë në takim përfshinte këshilltarin e presidentit Vlladimir Putin, Vlladimir Medinsky, zëvendësministrin e Jashtëm Mikhail Galuzin, zëvendësministrin e Mbrojtjes Aleksandr Fomin dhe shefin e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm (GRU) Igor Kostyukov.
Ndërkaq, delegacioni ukrainas përfshinte ministrin e Mbrojtjes, Rustem Umerov, zëvendësministrin e Jashtëm të Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, zëvendësshefin e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Oleksandr Poklad dhe zëvendësshefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme, Oleh Luhovskyi.