RAJONI
1 minuta leximi
Situata nga zjarret, Vengu: Pritet rrezik maksimal në të gjitha qarqet e vendit
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime në mbi 18 vatrat aktive për ta vlerësuar nivelin e rrezikut”.
Situata nga zjarret, Vengu: Pritet rrezik maksimal në të gjitha qarqet e vendit
Situata nga zjarret, Vengu: Pritet rrezik maksimal në të gjitha qarqet e vendit / ATA
26 Korrik 2025

Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, ka informuar Ministria shqiptare e Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”.

Vengu deklaroi se “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”.

Për shkak të rrezikut maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, MM-ja theksoi një ditë më parë se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet t'i rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us