LUFTA NË GAZA
1 minuta leximi
Hamasi mohon se ka refuzuar propozimin e të dërguarit të ShBA-së për armëpushim në Gaza
Hamasi thotë se iu përgjigj pozitivisht propozimit të Witkoffit për të siguruar respektimin e një armëpushimi 60-ditor dhe hyrjen e ndihmës humanitare.
Hamasi mohon se ka refuzuar propozimin e të dërguarit të ShBA-së për armëpushim në Gaza
Hamasi mohon se ka refuzuar propozimin e të dërguarit të ShBA-së për armëpushim në Gaza / AA
1 Qershor 2025

LLëvizja palestineze e rezistencës Hamas të dielën mohoi se ka refuzuar propozimin e të dërguarit të ShBA-së Steve Witkoff për një armëpushim në Gaza, duke akuzuar Izraelin se po minon bisedimet për t'i dhënë fund luftës në enklavë.

"Javën e kaluar, arritëm një marrëveshje me Witkoffin mbi një propozim që ai e konsideroi të pranueshëm si bazë për negociata. Morëm një përgjigje nga pala tjetër që nuk pajtohej me asnjë nga pikat për të cilat ramë dakord dhe nuk plotësonte as kërkesat minimale të popullit tonë", tha në një deklaratë zyrtari i lartë i Hamasit Basem Naim.


BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us