BOTA
1 minuta leximi
Banda e armatosur sulmon qytetin Preval në Haiti, mbi 50 të vrarë
Midis viktimave ka qenë pastori 86-vjeçar Jocques Brutus, të cilit thuhet se i është prerë koka nga sulmuesit në Kishën Maranatha.
Banda e armatosur sulmon qytetin Preval në Haiti, mbi 50 të vrarë
Banda e armatosur sulmon qytetin Preval në Haiti, mbi 50 të vrarë / AA
24 Maj 2025

Të paktën 50 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë pasi një bandë e armatosur ka sulmuar qytetin Preval në Haitin qendror.

Sulmuesit u kanë vënë flakën shtëpive, kanë bastisur një kishë dhe kanë vrarë civilë në atë që dëshmitarët e kanë përshkruar si masakër. Midis viktimave ka qenë pastori 86-vjeçar Jocques Brutus, të cilit thuhet se i është prerë koka nga sulmuesit në Kishën Maranatha.

“U gjetën të paktën 50 trupa. Arritja në vendin e masakrës është pothuajse e pamundur sepse bandat ende mbajnë kontrollin. Katërmbëdhjetë nga trupat u gjetën të prerë dhe të djegur”, ka thënë një dëshmitar për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE.

Banda besohet se vepron nën emrin “Koalicioni i Vetëmbrojtjes”, sipas pretendimeve fillestare.

Konferenca e Peshkopëve të Haitit shprehu “pikëllim të thellë” për vrasjet brutale dhe u kërkoi autoriteteve të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Haiti është përfshirë nga një krizë që po thellohet, me kryeqytetin Port-au-Prince që tani është kryesisht nën kontrollin e bandave dhe pasiguria ushqimore kërcënon më shumë se 11 milionë njerëz.

Më shumë se 5.600 njerëz janë vrarë në dhunën e bandave në Haiti në vitin 2024, sipas shifrave të OKB-së.

BURIMI:TRT Balkan dhe agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us