RAJONI
2 minuta leximi
KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë
"Gjatë një periudhe dyorëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43.500 litra ujë në zonën e prekur", njofton KFOR-i.
KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë
KFOR-i ndihmon në shuarjen e zjarreve në Kosovë / AA
28 Korrik 2025

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) me trupat e aviacionit amerikan në Komandën Rajonale-Lindje, po vazhdon të ndihmojë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave në Kosovë (AME), në shuarjen e zjarreve të cilat kanë prekur pjesë të ndryshme të territorit kosovar.

KFOR-i njofton se dy ekipe të tij, kryen hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, në përpjekje për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale.

"Gjatë një periudhe dyorëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43.500 litra ujë në zonën e prekur. Përpjekje të tilla nxjerrin në pah aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsinë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet e emergjencave civile gjatë kohërave të krizës", thuhet në njoftimin e KFOR-it.

AME sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të saj, gjatë ditës së djeshme deri në orën 20:00 u raportuan gjithsej 80 vatra zjarri, ku prej tyre 35 ishin ende aktive dhe 45 u lokalizuan.

"Situata më e vështirësuar paraqitet në Komunën e Klinës, konkretisht në fshatrat Siqevë dhe Resnikë. Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar", njoftoi AME.

AME u bëri thirrje qytetarëve për kujdes, shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë çdo vatër të dyshimtë në numrat zyrtar të institucioneve përkatëse.


BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë
Hidhini një sy TRT Global. Ndani komentet tuaja!
Contact us